Pas kaq kohësh, Anjeza Shahini publikon fotot familjare me bashkëshortin dhe vajzën
Këngëtarja Anjeza Shahini është shumë diskrete në rrjetet sociale, sidomos për familjen e saj.
Por së fundmi ajo ka postuar disa foto teksa shihet me bashkëshortin dhe vajzën teksa shijon këtë fundjavë, pa specifikuar vendin ku kanë shkuar.
Në një intervistë lidhur me dashurinë një vit më parë ajo thoshte: Unë mendoj që merr faza të ndryshme. Sigurisht që shkon në një fazë kur ti je më e qetë. Nëqoftëse më parë kisha ato fluturat në bark dhe kisha merak çfarë do më thoshte në mesazh, tani këto gjëra nuk ekzistojnë. Po janë ato gjërat e tjera që për mendimin tim historia bëhet më e bukur. Gati-gati e sheh veten një. E sheh veten të pandarë. Kjo për mua është një dashuri edhe më e bukur. Me Paul do isha rimartuar, por me një dasmë më të madhe kësaj radhe.
Kujtojmë se Shahini prej vitesh jeton në Britaninë e Madhe dhe në 2015 kurorëzoi me martesë dashurinë me diplomatin anglez, Paul Connolly.
View this post on Instagram