Pas kaq vitesh ndarje, Soni flet për marrdhënien që ka ruajtur me Mirkon
Soni Malaj është ndër këngëtarët për të cilën flitet jo vetëm për projektet e saj në muzikë por edhe për jetën personale.
Mbrëmjen e sotme ajo ka qenë e ftuar në ” Shiko kush Luan” e në një nga lojërat që behen gjatë emisionit, Luana ka shfrytëzuar momentin për ta pyetur mbi jetën e saj. Konkretisht moderatorja e pyeti këngëtaren nëse vazhdon të ketë kontakt me ish-partnerin e saj, balerinin italian Mirko bashkë me të cilin kanë edhe një vajzë.
“Kam kontakte shumë të mira, normalisht është babai i vajzës sime.Komunikojmë shpesh.”- u shpreh Soni duke pranuar se është shumë e hapur me publikun