Pas kësaj videoje, lirisht e shpallim Sarën “Shtatzëna e veshur më bukur”

Një ndër çiftet më të dashur për publikun, Ledri Vula dhe Sara Hoxha do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Sara është në pritje të ëmbël dhe dyshja do të bëhen me vajzë.

Bukuroshja nuk i ka kursyer fotot me barkun e rrumbullakosur në rrjete sociale dhe së fundmi ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve. Ajo ka pozuar me një fustan të ngushtë dhe shkëlqen nga nuri i shtatzënisë.

Sara ka marrë komplimente të shumta nga ndjekësit dhe rrethi i saj i miqve. Kujtojmë se ajo dhe Ledri janë bashkë prej vitesh por vetëm në prill të këtij viti e bënë publike lidhjen e tyre.

Por më pas me një video TIKTOK-u ku tregonte disa veshje të njëpasnjëshme na bëri ta shpallim shtatzënën e veshur më bukur për vitin 2020. A jeni dakord?

 

Share With:
Translate »
14953 Views