Pas Kledit, dhe gruaja e tij Charlotte rrëfen për djalin e tyre: Desh humbi jetën
Balerini i njohur Kledi Kadiu dhe gruaja e tij Charlotte kanë folur për sëmundjes e djalit të tyre, Gabriel, në një emision Italian. Plot trishtim, të dy tregojnë që Gabriel rrezikoi të humbte jetën. (lexo ketu)
13 ditë pas lindjes ai u diagnostifikua me meningo-encefalit, një infeksion i sistemit nervor qendror dhe vogëlushi ende po lufton me këtë sëmundje, por “shpresa është nga ana jonë”, thotë Charlotte.

“13 ditë pas lindjes së tij, vura re se diçka nuk shkonte, kështu që shkuam te dhoma e emergjencave për siguri. Ai dukej se kishte pasur kriza epileptike ndaj në një kohë të shkurtër mjekët duhej të ndërhynin urgjentisht. Mbeta e pafuqishme dhe nuk mund të të kuptoja se çfarë po ndodhte”, tha Charlotte.
“Brenda pak orësh mjekët na thanë se Gabriel kishte marrë një virus që i kishte dëmtuar kokën. Ishte meningo-encefaliti, një infeksion i sistemit nervor qendror.
“Më pas foshnja ndejti për një muaj e gjysmë në terapi intensive”, shton Kledi me një zë të thyer nga emocionet.

Një histori plot dhimbje, por edhe me shpresë, sepse procesi i shërimit është ende shumë i gjatë, i përbërë nga ulje dhe ngritje.
“Kur mësova që Gabrieli kishte rrezikuar jetën u ndjeva njeriu më me fat në botë, që e kisha. E shikoja në mëngjes kur shkoja në spital, thoja sa dëshirë që ke për të jetuar, je shumë i fortë. Ai na dha forcë për të ecuar përpara. Është Samurai jonë i vogël. Heroi ynë”, tha çifti.

Kledi dhe Charlotte, të cilët janë së bashku prej 7 vitesh, e mbyllën rrëfimin me një kujtesë t thellë të vlerave më të rëndësishme të jetës.
“Dashuria na ka dhënë forcën për të kapërcyer gjithçka”, thanë ata.