Pas koncerteve shplodhja është vetëm Hana, Mozzik publikon momentet speciale familjare | Video

Mozzik dhe Loredana u bënë prindër për herë të parë disa javë më herët, por pavarësisht angazhimit familjar, të dy këngëtarët kanë vazhduar paralelisht edhe me karrierën e tyre muzikore. Dy të dashuruarit ndajnë shpesh me ndjekësit foto të vajzës dhe momente pranë saj. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe mbrëmjen e sotme.

Disa minuta më parë Mozzik ka publikuar disa video dhe momente speciale nga mbrëmja mes njerëzve më të rëndësishëm. Pas koncertit të fundit që çifti i njohur ka pasur, kthimi në ‘vatrën’ familjare ka qenë shumë i ndjerë. Reperi ka fotografuar bashkëshorten e tij teksa përkund të voglën në krahët e saj duke u përpjekur ta vërë në gjumë.

Çifti i njohur i këngëtarëve e mbajtën të fshehtë lajmin e bukur të pritjes së ëmbël deri në momentin që e vogla erdhi në jetë.

Share With:
Translate »
620 Views