Pas kritikave për photoshop dhe çështjes së kërthizës, Xhensila i sqaroi të gjithë me këtë video

Ditën e djeshme këngëtarja, Xhensila Myrtezaj publikoi në Instagram një foto e cila ngjalli shumë komente.

Këngtarja hodhi një foto ku shfaqej mjaft tërheqëse e veshur sportive dhe në pah tregonte barkun e saj të sheshtë.

Fotoja ngjalli shumë komente tek ndjekësit, pasi kërthiza e këngëtares thuajse nuk dukej dhe të gjithë e akuzuan për photoshop.

Por me sa duket këto akuza kanë qenë të padrejta.

Pak minuta më parë ajo ka publikuar në profilin e saj zyrtar në Instagram, një video ku tregon se ajo ka një kërthizë të vogël, e cila thuajse nuk dallohet fare.

View this post on Instagram

🤷‍♀️🙌

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

Ndoshta pak e çuditshme, megjithatë këngëtarja vërteton se nuk ka përdorur photoshop.

Vlen të përmendet se Xhensila edhe pse para 1 viti u bë nënë për herë të parë, ja ka dalë të rikthejë format e saj në shumë pak kohë.

Share With:
Translate »
947 Views