Pas krizës në çift, Mozzik dhe Loredana marrin vendimin përfundimtar
Prej disa ditësh në media është përfolur se çifti shumë i komentuar dhe i ndjekur, Mozzik dhe Loredana po përjetojnë një krizë në çift. Thashethemet i shtoi më shumë edhe Mozzik i cili kur Loredana kishte ditëlindjen qëndroi i heshtur duke mos e uruar.
Burime thanë se shkak i krizës në çift ishin mospajtimet në çështjet që lidhen me karrierën.
Mirëpo sot Mozzik dhe Loredana i kanë lënë pas keqkuptimet e sherret dhe kanë marrë vendimin përfundimtar për t’u pajtuar.
Çifti kanë postuar të dy në rrjete sociale data e turneut “Bonnie & Clyde” që do mbahet në 19 mars të vitit 2020, duke treguar kështu se sërish do i shohim bashkë.