Pas Labit një tjetër çift VIP na jep lajmin e madh për Bajram

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Andi Lila është bërë baba për herë të parë në 2015 me një vogëlush që e quajti Ayan. Futbollisti është mjaft aktiv në rrjetet sociale duke na njohur me më të fundit nga jeta e tij personale dhe profesionale

 
Por u desh festa e Fiter Bajramit që Andi të na lajmëronte se do të bëhej baba për herë të dytë. Në një foto nga pushimet shihet familja e lumtur dhe mami që mesa duket është drejt muajve të fundit të shtatzanisë duke na uruar festën.
Mesa duket kjo ditë e shenjtë mbart në vetvete lajme të mira, pasi vetëm pak më parë edhe moderatori kosovar Labinot Gashi na dha lajmin e madh.
Kids’Time ju uron shtatzani të lehtë vajzave dhe pritje të ëmbël familjeve të tyre. /Kids’Time/

 

Share With:
Translate »
1228 Views