Pas lajmeve për tradhëti, Victoria Beckham tregon çfarë ju ka thënë fëmijëve për këtë çështje
Kanë qarkulluar shumë lajme në media për tradhtinë që David Beckham i ka bërë bashkëshortes së tij Victoria. Asnjëherë, asgjë nuk është pranuar nga çifti, por kaq ka mjaftuar për të krijuar një rrëmujë mediatike që ka ndikuar edhe te fëmijët. E pyetur për këtë çështje, Victoria ka thënë se biseda me fëmijët ishte e vështirë, por ka gjetur fjalët e duhura për t’i qetësuar.
“Babi nuk tradhton kurrë, ne jemi shumë të lumtur dhe të dashuruar”,-ju ka thënë ajo fëmijëve. Victoria ka theksuar se asnjëherë nuk ka mbajtur të fshehta për të vegjëlit e saj. Kujtojmë se David dhe bashkëshortja e tij kanë 21 vite që janë bashkë.