Pas lajmit të shtatzanisë, sot Orinda na tregoi dhe gjininë e bebit

Më në fund çifti i dashur për publikun, Turi dhe Orinda kanë konfirmuar lajmin e pritjes së ëmbël. Ka qenë Turjani ai që ka publikuar foton e parë me nënshkrimin: “Pranvera nuk vjen me një lule, vjen me një beb. Katërshja fanstastike”. Orinda, Turi dhe qenushi i tyre shfaqen në një shkrepje ku për herë të parë po shohim tamam edhe barkun e rrumbullakosur të moderatores së njohur.

Më vonë me një tjetër foto, të postuar nga vetë Orinda nëpërmjet një detaji tjetër, mësuam se bebi vjen në jetë në verë dhe ne mendojmë se edhe gjininë, çifti e ka zbuluar në mënyrë indirekte. Fakti që moderatorja është veshur me rozë, u aludua se mbase nënkupton se do sjellë në jetë një vajzë.

Ndërsa mbrëmjen e sotme, me rastin e ditëlindjes së Turit, Orinda ka postuar një foto të tij me tortat e ditëlindjes ku ka vendosur dhe këngën e Beyonce në sfond “Daddy’s girl”. Besojmë se tani është e qartë që çifti është në pritje të një vajze dhe me siguri shumë të bukur, njësoj si mami Orinda. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
2623 Views