Pas largimit nga familja mbretërore, Mbretëresha habit me urimin e ditëlindjes së Meghanit

Harry dhe Meghan hoqën dorë nga familja mbretërore për të jetuar si të pavarur financiarisht. Ato janë shpërngulur në Kanada së bashku me të voglin e tyre Archie dhe burimet pranë çiftit kanë treguar se janë më të lumtur se kurrë.

Në media është përfolur shpesh se marrëdhënia e tyre me familjen mbretërore është krisur, por mbretëresha Elizabeth ka provuar sot të kundërtën. Meghan feston 39-vjetorin dhe ajo e ka uruar publikisht.

Ndonëse 39-vjeçarja ka hequr dorë nga roli mbretëror, mbretëresha e ka quajtur sërish Dukeshë të Sussex-it. Faqja zyrtare e Royal Family ka publikuar një foto ku shihet Meghan krah saj dhe shkruhet: “I urojmë Dukeshës së Sussex Gëzuar Ditëlindjen!”

Share With:
Translate »
386 Views