Pas lindjes Arbana tregon barkun pa filtra dhe ndan me ne sekretet e rikthimit në formë
Gjashtë muaj pas lindjes dhe periudhës së gjidhënies, Arbana Osmani ka zbuluar barkun dhe rezultatet. Barkun e sheshtë ia atribuon aktivitetit fizik, por edhe ujit: 2 litra në dimër dhe 3 litra në verë.
“Gjatë gjithë kësaj kohe, për herë të parë në jetën time të jem e sinqertë, jam kujdesur të konsumoj çdo ditë nga 2l ujë (shtatëzania, gjidhënia) por sot trajnerja ime me tha që në fakt me rritjen e temperaturave dhe shtimin e aktivitetit fizik e mira ështe të pish 3L”, shkruan ndër të tjera Arbana.
Ekspozimi i barkut, pas lindjes është një formë krenarie nga nënat e reja sidomos kur barku është i sheshtë e pa strija. Edhe në raste të rrumbullakosjes, disa vajza të njohura, të guximshme e postojnë për të sensibilizuar ndaj “body shaming”.
Në rastin e Arbanës është edhe më tepër sukses, duke qenë se solli në jetë fëmijën e dytë.