Pas lindjes së Botës, për mami Elitën nisën hallet!

Në fillim të këtij muaji, moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bënë prindër për herë të dytë. Elita solli në jetë vogëlushen të cilën e pagëzuan me emrin më të veçantë që kishim dëgjuar, Bota!

Sapo lindi, Bota u bë me një llogari personale në Instagram dhe prindërit e saj nuk ngurruan të na e tregojnë menjëherë portretin e të voglës.

Mirëpo, pas lindjes së Botës kanë nisur hallet për mami Elitën! Ajo ka nisur të rrijë pa gjumë për shkak të bebushes dhe këtë e ka treguar me foton e fundit që ka publikuar në Instagram.

“Gjendja e vërtetë, pa pikë gjumi.”- shkruan Elita, e cila në fakt na duket sërish në top formë!

Elita ka rrëfyer se ka shtuar diku tek 18 kilogram nga shtatzënia dhe ende s’e ndjen veten gati të rikthehet në ekran.

Duket se ajo ka vendosur t’i përkushtohet familjes së saj, e cila tashmë është më e bekuara!

Share With:
Translate »
419 Views