Pas lindjes së Kajan: Ajola Xoxa vjen me tjetër pamje
Muajin e kaluar Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa u bënë për herë të parë prindër me ardhjen në jetë të Kajan. Ishte ky emri i veçantë që çifti i vendosën vogëlushit që i bekoi me titullin prindër.

Pas lindjes së Kajan, Ajola është komentuar shumë për faktin që brenda pak javëve i ktheu linjat e mëparshme trupore dhe të gjithë pyetën veten se si ia arriti.

Por jo vetëm linjat, Ajola ka ndryshuar edhe pamjen pas lindjes dhe ka çelur flokët. Në fotot e publikuara ajo shfaqet shumë e ëmbël dhe si gjithmonë e buzëqeshur me ngjyrën e re të flokëve dhe të krehura me onde.
