Pas më shumë se një viti: Vetëm 6 raste të reja me Koronavirus, asnjë në Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2020 testime dhe pas më shumë se një viti, janë konfirmuar vetëm 6 raste të reja me Koronavirus.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 2 raste në Shkodër dhe Mat, nga 1 rast në Mirditë dhe Berat. Në 24 orët e fundit janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,826 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Korça, 66 vjeç.

Share With:
Translate »
321 Views