Pas ndarjes nga Arbenita, Fero zbulon marrëdhënien me të bijën. Ja personi që do më shumë vajza e ish-çiftit
Ish-reperi i njohur Fero Fera disa muaj më parë është ndarë nga bashkëshortja e tij, Arbenita Ismajli, për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike që artisti ushtroi mbi modelen.
Nga lidhja e tyre dyshja kanë një vajzë së bashku, Nina e cila tashmë jeton me nënën e saj.
Së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociale, Fero ka treguar marrëdhënien që ka me të bijën, ndonëse nuk jetojnë së bashku.
Ai ka publikuar një video, ku e vogla i shpreh dashurinë e sinqertë atij duke thënë se do më shumë babin.
“Kë do më shumë Nina?”– pyetet Arbenita, ndërsa Nina tha: “Babin, babin, babin”.
Duket se Fero ka shumë marrëdhënie të mira me vajzën e tij edhe pse situata me Arbenitën nuk është shumë e mirë.