Pas përplasjeve në familjen Beckham, reagon për herë të parë vjehrri i Brooklyn: Dhëndri im është i mrekullueshëm

Nelson Peltz, babai i aktores Nicola Peltz, ka folur për herë të parë publikisht lidhur me tensionet  mes dhëndrit të tij, Brooklyn Beckham, dhe prindërve të këtij të fundit, David dhe Victoria Beckham.

Gjatë një eventi në West Palm Beach të martën, më 3 shkurt, miliarderi 83-vjeçar u shpreh se nuk ishte momenti për të hyrë në detaje rreth marrëdhënieve familjare, por theksoi mbështetjen e tij të plotë për çiftin.
Vajza ime është e mrekullueshme, dhëndri im Brooklyn është i mrekullueshëm dhe mezi pres që ata të kenë një martesë të gjatë dhe të lumtur së bashku,” tha ai.

Peltz shtoi se herë pas here u jep këshilla çiftit, por pranoi se edhe ata i japin këshilla atij.

Deklarata e tij vjen pak ditë pasi Brooklyn Beckham reagoi publikisht përmes Instagramit, duke lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të pajtohet me prindërit e tij. Ai i akuzoi ata për kontrollimin e narrativës mediatike të familjes gjatë gjithë jetës së tij, duke përmendur postime “pretencioze”, marrëdhënie joautentike dhe manipulim të shtypit për të ruajtur imazhin publik.


“Kam parë se sa larg janë të gatshëm të shkojnë për të përhapur gënjeshtra në media, shpesh në kurriz të njerëzve të pafajshëm,” shkroi ai, duke shtuar se beson se e vërteta gjithmonë del në shesh.

Ndërkohë, vëllezërit dhe motra e Brooklyn-it, Romeo, Cruz dhe Harper, janë shfaqur publikisht në krah të prindërve të tyre. Javën e kaluar, familja Beckham u pa e bashkuar në Javën e Modës në Paris, ku Brooklyn mungonte, ndërsa Cruz dhe Romeo u shfaqën të shoqëruar nga partneret e tyre.

Share With:
Translate »
13 Views