Pas Pitilushes, Rudina paralajmëron një tjetër libër për fëmijë

Suksesi me librin e parë për fëmijë “Përrallat e Pitilushes” duket se e ka joshur gazetaren Rudina Xhunga për të mos iu ndarë krijimtarisë në këtë zhaner letrar.

Në emisionin “Mos i fol shoferit”, autorja dhe moderatorja e emisionit Dritare la të kuptohet se së shpejti mund të sjellë një libër të dytë.

Rudina Xhunga: Gëzohem jo vetëm për shoqet e mia, por edhe për nënat që kanë fëmijët me zhvillime të veçanta. Më tregojnë që i tërheq Pitilushja dhe filloj e qaj kur më tregojnë se fëmijë të tillë i thonë ‘Ushja’ dhe pinë lëngun magjik. Gëzohem shumë dhe tani e kam si detyrim ndaj tyre, jo Alanës që të bëj një libër të dytë.

Share With:
Translate »
799 Views