Pas Poem, Sara dhe Ledri gdhendin në lëkurë njëri-tjetrin

Me rastin e 35-vjetorit të Ledrit, Sara Hoxha ka zbuluar se ajo dhe reperi i kanë dedikuar tatuazhet më domethënëse njëri-tjetrit. Sara ka publikuar në Instagram një foto, në të cilën shihet se ata kanë gdhendur në krahë ditëlindjet e njëri-tjetrit.

Reperi mban në krahë vitin 1992 (ditëlindja e Sarës), ndërsa partnerja e tij vitin 1986

 

 

Kjo do të thotë se këto dy vite janë shumë të rëndësishme për ta dhe do i kenë përjetë të gdhendur në trupat e tyre. Pas kësaj me siguri shumë çifte do e vjedhin këtë si ide për të shtuar një tjetër tauazh të veçantë në trup.

Ndërkohë para disa javësh dyshja bënë tatuazh edhe emrin e vogëlushes së tyre, Poem Blu.  Ledri gdhendi emrin e Poem në krahë, ndërsa e vogla hodhi “firmën” e saj duke lënë disa shenja blu mbi emër me gishtat e saj të vegjël. Po ashtu më vonë, Sara zbuloi se kishte shkruar në lëkurë emrin e të voglës.

 

 

Ditën e sotme Ledri Vula feston 35-vjetorin e lindjes dhe për këtë datë të rëndësishme ai mblodhi në një festë në mesnatë gjithë miqtë e të afrëmit e tij. Në festën e tij të ditëlindjes nuk munguan këngëtarë të famshëm si Kida, Butrint Imeri, Ronela Hajati, Lumi B etj.

Në nisje të festës, Ledri fiku qirinjtë e tortës, ku në mes shkruhej 35. Në ditëlindjen e reperit nuk mungoi edhe nëna e tij, Xheraldina, që si në çdo vend tjetër ishte shpirti i festës. Gjithashtu ajo i bëri një dedikim shumë të ëmbël reperit në rrjete sociale.

Share With:
Translate »
538 Views