Pas reagimit të ëmbël të Kate Middleton ndaj vajzës së saj, prindërit thurin lëvdata në rrjet për dukeshën
Reagimi i dukeshës së Cambridge disa ditë më parë, teksa vajza e saj, Princesha Charlotte refuzoi të përshëndeste me dorë publikun bëri xhiron e rrjetit. E vogla nxori gjuhën jashtë dhe fill pas këtij momenti Kate ‘shpërtheu’ në të qeshura duke iu drejtuar publikut me pamjen e cila thoshte: “A e patë dhe ju këtë?”.
Së fundmi sipas ‘DailyMail’ shumë prindër janë duke e lavdëruar Middleton në rrjetin e ‘Instagram’ për reagimin që ajo bëri ndaj vajzës së saj të vogël. Komentet e ndjekësve të pallatit mbretëror kanë qenë ndër më pozitivet, duke mbështetur kështu lirshmërinë e shprehur nga Princesha Charlotte dhe Kate Middleton.