Pas shiut del ylberi/ Këngëtarja e njohur bëhet nënë pas 2 aborteve spontante

Këngëtarja e njohur, Christina Perri është bërë bërë nënë të shtunën, më 22 tetor.

“Ajo është këtu!”, ka shkruar Perri krahas një fotoje bardh e zi duke mbajtur në krahë vajzën e saj të porsalindur. “Me shumë besim, besim dhe pluhur zanash ajo ka mbërritur e sigurt. Ju lutem mirëprisni vajzën tonë ylber magjik: Pixie Rose Costabile.”

Pixie është një gëzim që vjen pas një periudhe të keqe për Perrin. Bebe ylber është term amerikan për të përshkruar një foshnjë të lindur pas një aborti dhe ardhja e Pixie vjen pasi Perri dhe burri i saj, Paul Costabile, pësuan dy humbje të tilla në 2020.

Në janar 2020, Perri pësoi një abort në javën e 11-të dhe në nëntor të po atij viti, ajo ndau lajmin e lindjes së një vajze pajetë të cilën e kishte quajtur Rosie.

Këngëtarja është gjithashtu nënë e vajzës 4-vjeçare Carmella.

Share With:
Translate »
315 Views