Pas spektaklit ‘E diela shqiptare’, familja Gjebrea kanë ritualin më të bukur të mbrëmjes

E diela është kthyer padiskutim në ditën më të preferuar të javës. Kjo sepse falë emisionit ‘E diela shqiptare’ të gjithë argëtohemi dhe mësojmë shumë gjëra. Nën moderimin e të madhit Ardit Gjebrea, emisioni ka fituar një popullaritet të madh.

Ditën e sotme përmes një fotoje Arditi na ka zbuluar diçka më tepër rreth emisionit tonë të preferuar. Ai ka zbuluar ritualin që e shoqëron sa herë që emisioni përfundon. Dhe është pikërisht vajza e tij Anna që vjen gjithnjë tek puna e babit për t’a vizituar.

“Pas spektaklit “E diela shqiptare” gjithmonë ka një moment relaxi me Anna Gjebrean dhe gjithmonë aty ndodhet engjëlli Anila Gjebrea që këtë herë nuk i shpëtoi celularit të Aldon Lipes, -ka shkruar Arditi.

Sigurisht pranë tyre si gjithmonë ndodhet ‘ëngjëlli’ i Arditit, gruaja e tij Anila e cila po ashtu është pjesë e produksionit ‘E diela shqiptare’. Një familje e mrekullueshme.

Share With:
Translate »
699 Views