Pas sulmeve të Kanye West ndaj Kim Kardashian, ylli televiziv punëson një ekip sigurie për fëmijët e saj

Kim Kardashian nuk po rrezikon kur bëhet fjalë për sigurinë e fëmijëve të saj.

Themeluesja e Skims kohët e fundit punësoi siguri shtesë për të ruajtur shkollën private të fëmijëve të saj pasi Kanye West zbuloi emrin e saj , raportoi PageSix. Sipas burimeve, Kim është i shqetësuar se për shkak të postimeve të reperit dikushmund të shfaqet dhe të dëmtojë studentët.

Në fillim të shtatorit, West tha se ai dhe Kim Kardashian patën një “bisedë të mirë” për edukimin e fëmijëve të tyre.Artisti ipropozoi “idenë” e tij që fëmijët duhet të shkojnë tre ditë në shkollën e tyre private aktuale dhe dy ditë në Donda Academy në Simi Valley, Kaliforni. “Ky është bashkë-prindërim,” shkroi West përmes Instagramit.

Megjithatë, në një intervist me Tucker Carlson, Kanye deklaroi se nuk do të bëjë “kompromis” kur bëhet fjalë për arsimin.

“Gjithçka që ata bëjnë është të marrin të gjithë fëmijët e të famshëmve dhe t’i hedhin në të njëjtën shkollë,” tha ai për shkollën aktuale të fëmijëve.“Tani për tani kemi rënë dakord. Por, nuk do e lej me kaq sepse unë nuk bëj kompromis. Kemi vendosur që për momentin fëmijët e mi të vijnë në shkollën time pas shkollës dhe të mësojnë kor.”/

Share With:
Translate »
127 Views