Pas thirrjeve për heqjen e Trump nga filmi ‘Home Alone 2’, reagon ‘Kevin’

Macaulay Culkin, aktroi i njohur, të cilin e njohim më tepër si ‘Kevin’, duket se ka mbështetur komentet në rrjetet sociale për heqjen e skenës së Trump.

Culkin i ëshë përgjigjur me koment statusit të një ndjekësi që shkruan: ‘Të bëjmë një peticion për ta zëvendësuar Trump-in tek Home Alone 2 me Macaulay Culkin, sot, që është 40 vjeç.’

Aktori shkruan poshtë statusit: ‘Sold’, duke nënkuptuar se mund të kryhet dhe se i pëlqen ideja.

Bëhet fjalë për skenën e cila luhet në një nga ndërtesat që Trump zotëron, ku ai orienton Kevin-in se nga duhet të kalojë.

Nxitja e këtyre komenteve erdhi pasi Trump u përjashtua nga Facebook, Twitter dhe së fundmi edhe nga Snapchat, me akuzën se nxiti dhunë gjatë protestës në Capitol Hill.

Share With:
Translate »
436 Views