Pas tragjedisë me djalin, çifti i famshëm jep lajmin e madh, prindër për herë të tretë
Dy vitet e fundit kanë qenë më të vështirat për këngëtarin e famshëm Michael Buble pasi djali i tij i vogël Noah u diagnostikua me kancer.
Pas trajtimeve të shumta vogëlushi i tyre është përmirësuar dhe çifti i famshëm i janë rikthyer jetës së tyre normale si edhe angazhimeve profesionale.
Ata së fundmi kanë konfirmuar se do të bëhen sërish prindër pasi Luisana Lopilato është në pritje të ëmbël. 30-vjeçarja është në muajin e dytë të shtatzanisë ndërkohë që harmonia mbizotëron sërish në familjen e tyre.
Sa i përket vogëlushit Noah ai është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, i është rikthyer shkollës dhe gjithashtu është shumë i emocionuar për beben që do të vijë në jetë.