Pas vdekjes të së ëmës, Eminem dha performancën e parë me këngën fyese për të

Eminem ka pasur një marrëdhënie të komplikuar dhe shumë të tensionuar me nënën e tij, Debbie Nelson, që ka qenë një nga temat kryesore të shumë këngëve të tij.

Në performancën e tij të fundit pas vdekjes së saj, ai interpretoi këngën “Without Me”, ku trajton këtë marrëdhënie të vështirë dhe gjithashtu iu referua asaj me një gjuhë të fortë, por pa përdorur fjalën e famshme “Fuck you, Debbie”, që ishte një nga vargjet më të njohura të këngës

Kënga “Without Me” është vetëm një shembull i shprehjes së zemërimit dhe frustrimit të Eminem ndaj nënës së tij, e cila ka qenë një figurë qendrore në shumë nga tekstet e tij. Në vitin 1999, në këngën e tij të njohur “My Name Is”, ai gjithashtu e akuzoi Debbie për abuzim dhe neglizhencë.

Pas këtyre akuzave, Debbie e paditi për shpifje, duke kërkuar 10 milionë dollarë. Pas një periudhe të gjatë gjyqësore, ata arritën një marrëveshje që i dha asaj 25,000 dollarë, shumicën e të cilave shkuan për tarifat ligjore, duke e lënë atë me një shumë shumë të vogël. Kjo histori pasqyron tensionet dhe dramën që kanë shoqëruar marrëdhënien e tyre gjatë viteve.

Share With:
Translate »
32 Views