Pasardhësit të dytë britanik i është ngarkuar një detyrë sfiduese në shkollën e re

Pasardhësit të dytë në fronin britanik, Princ George i është ngarkuar një detyrë sfiduese për moshën e tij në shkollën e re.

Pas zhvendosjes së Kate Middelton dhe Princ William nga Londra, për pasojë edhe fëmijët e tyre janë bërë pjesë të disa ndryshimeve. Një ndër këto ndryshime është shkolla ku do të vazhdojnë studimet.

Në ambjentin e ri, 9 vjeçarit i duhet të vendosë një kravatë si pjesë e kodit të veshjes, ndonëse këtë gjë ai nuk është në gjendje ta bëjë vetë.

Derisa ta mësojë, për ta ndihmuar është zotuar sigurisht mamaja e tij, Princesha e Uellsit e cila këtë e fakt e zbuloi rastësisht.

Kate po fliste me fëmijët jashtë stacionit Holyhead RNLI, ndërsa ndodhej në Uells, kur një vogëlush tërhoqi vëmendjen e saj pasi mbante një kravatë.

“A e lidh kravatën vetë?” e pyeti ajo fëmijën e vogël dhe ai pohoi me kokë. “Bravo. Unë e kam mësuar George-in sepse ai duhet të mbajë një kravatë tani për në shkollë, kështu që unë duhet t’i mësoj atij se si ta bëjë këtë.”

“Por bravo, ke bërë një punë të mirë me kravatën. Gëzohem që u njohëm.”

Kujtojmë që para se të zhvendosen Louis, 4 vjeç, ndiqte çerdhen Willcocks në South Kensington, në perëndim të Londrës, ndërsa George, 9 vjeç dhe Charlotte, 7 vjeç, ishin në Thomas’ School në Battersea, në jug të Londrës.

Por tani që familja është zhvendosur nga Kensington Palace në Adelaide Cottage, George, Charlotte dhe vëllai i tyre më i vogël Louis do të vazhdojnë studimet në Lambrook School.

Share With:
Translate »
173 Views