Pasi Brad Pitt nuk e shoqëroi në universitet, Maddox flet për marrëdhënien e tensionuar me të atin

Brad Pitt nuk ka aspak raporte të mira me djalin e tij më të madh, Maddox, i cili pak javë më parë u nis drejt Koresë së Jugut për të vazhduar studimet e larta. Maddox u shoqërua në konvikt nga nëna e tij, Angelina Jolie, dhe të gjithë e vunë re mungesën e Brad. Madje thuhej se aktori i njohur as që e dinte se djali do të vazhdonte universitetin në Kore, duke qenë se ata të dy nuk kanë komunikim me njëri-tjetrin. Pavarësisht se Brad dhe Maddox kanë qëndruar të heshtur për këtë çështje, ky i fundit nuk u ka shpetuar disa pyetjeve për të atin në një intervistë. “In Touch Weekly” ka siguruar një video në të cilën një gazetar pyet Maddox nëse Pitt ka plane ta vizitojë në konvikt. “Nuk di gjë për këtë apo çfarë do të ndodhë”, është përgjigjur Maddox. Ndërsa kur është pyetur nëse do t’i jap fund raportit me të atin ai ka thënë prerë: “Çfarëdo që të ndodhë, le të ndodhë”. Maddox dhe Brad kanë një marrëdhënie shumë të keqe që nga viti 2016, kur ata të dy debatuan ashpër me njëri-tjetrin gjatë një udhëtimi me avion privat. Menjëherë pas këtij incidenti Angelina Jolie mori vendimin të ndahej nga Pitt dhe prandaj djali më i madh i shtëpisë është shumë i lidhur me të ëmën.

Share With:
Translate »
463 Views