Pasi debatoi me Majlindën në Instagram se ajo nuk e linte ta takonte, Majk kalon 1 janarin me të birin

Krijoi jo pak zhurmë fakti se reperi Majk u shpreh hapur në Instagram disa kohë më parë se ish e dashura e tij, Majlinda me të cilin kanë një fëmijë, nuk e linte që ta takonte atë të fundit.

Nuk ia la mangut as Majlinda një përgjigje teksa i tregonte Majkut nëpërmjet një tjetër postimi se aryseja se përse nuk e lë që të takojë djalin është se ai nuk kontribuon financiarisht për të në asnjë aspekt.

Debati u la me aq, derisa sigurisht u harrua edhe nga portalet ndërkohë që ne të news31.al na zuri syri një detaj interesant sot në Instagram.

Të gjitha storyt që Majk ka postuar ditën e sotme kanë protagonist Roanin e vogël, detaj ky që na bën të besojmë se Majlinda e ka lejuar vogëlushin ta kalojë ditën e parë të vitit me të atin dhe ish-çifti do kenë rënë më në fund në dakordësi lidhur me këtë çështje.

Në fund të ditës, lumturia e Roanit të vogël është padyshim prioritet për të dy prindërit e tij. Epo, gëzuar për një vit me sa më pak probleme lidhur me këtë histori duke qenë se Majk dhe Majlinda kanë më shumë se dy vite që kthehen në shënjestrën kryesore të lajmeve rozë pikërisht prej marrëdhënies së tyre të ngatërruar.

Share With:
Translate »
907 Views