Pasi i dhanë fund lidhjes, nis “lufta” për kujdestarinë e vajzës mes Irina Shayk dhe Bradley Cooper

Kohët e fundit, vëmendja në ‘Hollywood’ është përqëndruar tek dyshja, Irina Shayk dhe Bradley Cooper. Dy personazhet e njohur i dhanë fund marrëdhënies 4-vjeçare, duke befasuar kështu të gjithë fansat e tyre, të cilët shpresuan deri në fund për një pajtim mes çiftit. Duket se gjërat janë përfundimtare, pasi shumë shpejt pritet që të nisin procedurat për kujdestarinë e vajzës së tyre, Lea De Seine. Flitet se asnjëri nga të dy nuk ka ndërmend të hapë rrugë, ndaj pritet që gjërat mes tyre të përkeqësohen edhe më shumë. Çifti vendosi të ndahej, pasi ishin prej kohësh në krizë. Madje burime pranë modeles janë shprehur se tani ajo është shumë e qetë, pasi nuk jeton më me nënën e Bradley-t, me të cilën kishte një marrëdhënie të tensionuar.

Share With:
Translate »
485 Views