Pasi lindi fëmijën e tretë, këngëtarja e njohur nis nga puna për të humbur 22 kilogramë por diçka e shqetëson
Pasi solli në jetë djalin Win Harrison, muajin e kaluar, Ciara ka vendosur të vijë sa më shpejt në formën e duhur.
Në një foto që ajo publikoi në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja shkruan se ‘do të punojë shumë fort për të humbur kilogramët e tepërt. Ajo pretendon të humbasë 22 kilogramë. Por duke qenë se është nënë e tre fëmijëve, ajo nuk e di nëse do mundet t’ja dalë për t’u marrë me veten. Ciara dhe burri Russell Wilson mirëpritën Win-in, në 23 korrik. Çifti janë gjithashtu prindër të vajzës Sienna Princess, 3-vjeçare dhe djalit të Ciara, Future Zahir, 6-vjeçar.