Pasi mamaja tha se e takon rrallë, Oriola i drejton këto fjalë
Gjatë fundjavës, mamaja e Oriola Marashit u përmend në portale më shumë se vajza e saj. Shkak ishte një koment që ajo kishte lënë në foton e gazetares Aulona Musta ku kishte dalë me vajzën. “Mbaje fort se kur të rritet nuk do të ketë kohë’, shkruante Xhoi. Me këtë ajo nënkuptonte se Oriola, pasi është bërë pjesë e OTR, nuk kishte kohë ta takonte të ëmën. Jo më kot kjo e fundit reagoi me një foto të sajën, mbi të cilën shkruante se sa shumë i ngjante mamit Xhoit. ‘Mami të dua’, shkruan modelja.
