Pasi mposhti kancerin, Zhaku bëhet nënë për herë të parë! Publikon foton me vogëlushin
Inida Kreuz, e njohur si Zhaku është bërë nënë për herë të parë.
Lajmin e ka dhënë vetë artistja me një foto të publikuar në Instagram ku shfaqet duke mbajtur në krahë vogëlushin e porsalindur. Inida nuk ka shkruar asgjë krah postimit pasi foto kaq e ëmbël flet vetë. Emrin e djalit, artistja e zbuloi pak kohë më parë e ftuar në “Wake up”.
Ajo tha se me partnerin kanë vendosur ta quajnë të voglin Amon që është një emër mbreti hebre.“Christiani e ka një gocë dhe e donte çun. Edhe unë çun e doja se me çunat më ka ecur më mirë muhabeti. Emrin e kemi menduar dhe do ia vendosim Amon. Emër i vjetër hebre i një mbreti dhe më pëlqen sepse tingëllon shumë bukur. Është shumë i thjeshtë”, u shpreh Zhaku.
Kujtojme se Zhaku ka patur nje beteje te gjate me nje tumor ne miter. (lexo ketu)