Pasi pranoi homoseksualitetin, Mario tregon momentin më emocionues nga takimi me të ëmën

Ditën e hënë grimieri shqiptar, Mario Dedivanovic, fitoi çmimin ‘Artistic Achievement’ në ‘American Influencer Awards’. Çmimin ja dhuroi mikesha dhe bashkëpuntorja e tij më e mirë, Kim Kardashian, por ajo çfarë i emocionoi të gjithë ishte rrëfimi i ndjerë i tij. Për herë të parë Mario pranoi hapur homoseksualitetin, duke qenë se për 37 vite të jetës e kishte mbajtur të fshehtë. “Fëmijë të vegjël janë të frikësuar se prindërit e tyre, vëllezërit, kushërinjtë s’do t’i pranojnë sepse kanë lindur ndryshe. Ne s’jemi ndryshe. Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t’u dashur. Me të drejta të barabarta për të qenë të lumtur. Sot, për herë të parë, qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë”, tha Dedivanovic gjatë fjalimit të tij.

Gjithashtu ai dha një mesazh për shqiptarët duke u shprehur se duhet të hapin sytë dhe zemrën, për t’i pranuar njerëzit ashtu siç janë pa paragjykime. Ndërsa ditën e sotme ai ka treguar se sa emocionues ka qenë momenti pas fjalimit për të. Menjëherë sapo ka dalë në prapaskenë ai ka takuar mamanë e tij, e cila e ka surprizuar, sepse Mario nuk e dinte që ajo ishte në të njëjtin vend me të. Sapo e ka parë ai është përlotur dhe e ka përqafuar.

View this post on Instagram

I didn’t even see the end of this video because I haven’t had a moment to myself. My sisters told me my mom was overseas but I felt her heart beat that entire day and repeatedly said “I can feel mommy. She is here” I waited 37 years for her to give me the OK to be free so that i would not break her heart. One day, I will share the dark places I went to numb my own heart & pain, but when I’m ready. It’s my story. I’m going to take some time to process all of this and to take a moment for myself now with my family. And maybe work on a new @YouTube channel. I’ve been trying to launch one for a while now but I kept feeling blocked. I’ll try a different Strategy now. My own. Thank you to my friend and incredible artist @huxch for this video. I’m about to close a chapter now and begin a new era. I can see clearly ♥️ No blended blocks & strings. Just For me, my way. 😉 MakeupByMario

A post shared by MAKEUP BY MARIO (@makeupbymario) on

“Unë as që e pashë fundin e videos, sepse nuk kisha kohë për veten. Motrat e mia më thanë se mami ishte jashtë shtetit, por unë i ndjeja të rrahurat e zemrës së saj gjatë gjithë ditës dhe vazhdimisht thosha ‘Unë e ndjej mamin. Ajo është këtu’. Unë prita 37 vite që ajo të pranonte që unë të isha i lirë, kështu që unë nuk do e thyeja zemrën e saj. Një ditë unë do të tregoj vendet e errëta ku shkoja për të ngrirë zemrën time dhe dhimbjen, por kur të jem gati”, ka shkruar Mario në një postim në ‘Instagram’. Grimieri ka treguar se do shkëputet për pak kohë nga puna, për t’ju dedikuar më shumë vetes dhe familjes. Ditën e djeshme Mario mori shumë mbështetje nga gjithë miqtë, fansat e tij, por edhe nga personazhet e njohur shqiptarë.

Share With:
Translate »
518 Views