Pasi pranoi shtatzaninë, mësohet gjinia e bebit nr.2 të Andrrës dhe Sinanit
Andrra dhe Sinani do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të dytë.
Ansi i vogël do të bëhet me vëlla, pasi çifti është në pritje të një djali të dytë.
Lajmin për shtatëzaninë e dha vetë Andrra e cila pozoi me barkun e rrumbullakosur në një foto të realizuar nga Rezarta Shkurta dhe krahas fotos përshkruante ndjesinë e veçantë të pritjes së ëmbël.
Kjo foto është publikuar edhe nga Rezarta e cila ndërkaq ka zbuluar se Ansi do të bëhet me një vëlla në komentin përkrah fotos.