Pasi pritën Vitin e Ri me të prekurit nga tërmeti, grupi italian organizon festën mbresëlënëse për fëmijët

Pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, partnerët italianë të Welcome Albania sollën në Shqipëri një grup të specializuar emergjencash me pajisjet më të fundit për t’u ardhur në ndihmë të prekurve.

Një grup i nevojshëm specialistësh u nisën drejt Shqipërisë me 4 autoambulanca, për të qëndruar pranë dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Disa prej tyre kanë vendosur të qëndrojnë gjatë në Shqipëri dhe natën e Vitit të Ri e kaluan në çadra, pranë familjeve që e kaluan festën në të ftohtë.

Ata preferuan që në natën e ndërrimit të viteve t’u kthenin buzëqeshjen fëmijëve duke u dhuruar lodra të ndryshme.

Por jo vetëm kaq!.

Pak para se të largohen për në Itali, ky grup ka organizuar një festë për fëmijët në resortin “Fafa”.

“Iconstyle.al” ka shkuar për të parë festën nga afër dhe çdo gjë është për t’u marrë shembull.

Fëmijët kanë harruar për disa orë momentet e vështira dhe po argëtohen me muzikë. Për ta bërë edhe më të bukur, grupi italian u ka dhuruar fëmijëve edhe lodra.

Ky organizim ka kënaqur edhe familjarët e fëmijëve të cilët shprehin mirënjohje pafund.

Një gjyshe tregon se kjo periudhë ka qenë shumë e vështirë për familjet e prekura, pasi ende nuk e dinë kur do të kenë shtëpitë e tyre.

Megjithatë ajo falenderon grupin italian që këto ditë po mendon për fëmijët.

Këto janë gjeste që të lënë pa fjalë në këtë fillim viti. Ndonëse ka kaluar një muaj nga tragjedia e madhe, ka ende njerëz që mendojnë për të prekurit nga tërmeti.

Video Player

00:00

00:30

 

 

Share With:
Translate »
422 Views