Pasi u bë gjyshe për herë të parë, zbulohet emri dhe gjinia i pjesëtarit më të ri në familjen e Jozefina Topallit
Disa javë më parë u zbulua se ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli u bë gjyshe për herë të parë pasi vajza e saj, Megi solli në jetë fëmijën e parë. Pas këtij momenti special në familjen Topalli, nuk u zbulua asnjë detaj më tepër, ndërsa ditën e sotme është bërë e ditur gjinia dhe emri i bebit. Megi ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka quajtur Nikola dhe këtë e kanë zbuluar ndjekësit e saj në llogarinë në ‘Instagram’ duke e uruar të voglin për jetëgjatësi.
Në foton e publikuar shfaqet Megi me karrocën e fëmijës duke shëtitur në natyrë. Me siguri kjo duhet të jetë një nga periudhat më të bukura në familjen Topalli pasi në shtëpinë e tyre është shtuar një anëtar i ri.