Pasi u diagnostikua me tumor, Zhaku jep lajmin e mirë, nënë për herë të parë

Sot me një postim të rrallë në Instagram Zhaku na tregoi se është në pritje të fëmijës së parë, i cili do të jetë çun. Pa dhënë shumë detaje, me një foto para pasqyrës ku duket barku i rrumbullakosur, Zhaku zbuloi kështu se edhe pak e ndan nga takimi me foshnjën. Siç kuptohet, këto muaj të ëmbël, si shumë gjëra të tjera, i ka mbajtur hermetike, larg nga media. Mjafton të shohësh foton për të kuptuar se bebi vjen shumë shpejt

Inida Gjata e njohur ndryshe si Zhaku është një nga ata emra që nuk harrohen edhe pse i largohen vemdjes mediatike. Zhaku prej vitesh jeton në Gjermani së bashku me bashkëshortin e saj gjerman, Christian Kreuz. Prej vitit 2017, Zhaku ndau me publikun lajmin se ajo dhe partneri gjerman ishin martuar, ndonëse postimet e çiftit në rrjetet sociale janë të rralla e të pakta. Tanimë ata po zgjerojnë familjen e tyre.

Para disa kohesh, Zhaku lajmeroi se e ka shume te veshtire te beje femije per shkak te nje semundje, por mesa duket ajo ia paska hedhur paq dhe ne jemi shume te lumtur per te. (lexo ketu)

Share With:
Translate »
372 Views