Plastika dhe kozmetika po shkaktojnë infertilitet tek femrat
Një ndër shkaqet e përkeqësimit të shëndetit riprodhues tek njeriu janë substancat kimike.
Ekspozimi ndaj tyre ndodh që gjatë qëndrimit në barkun e nënës e çdo ditë të jetës. Sipas docentëve të shkollës së mjekësisë në New York, deri më sot është injoruar shkaku kryesor i rritjes së infertilitetit, që janë pikërisht substancat e dëmshme kimike me të cilat në jemi në kontakt të vazhdueshëm.
Kryesisht janë ftalatet dhe bisfenoli, që klasifikohen si armiqtë kryesorë të riprodhimit. Ftalatet shërbejnë për të zbutur dhe për ta bërë më fleksibël plastikën dhe përdoren gjatë procesit të prodhimit, transformimit dhe ambalazhimit të ushqimeve, por edhe në produktet e kozmetikes dhe ato për pastrimin e shtëpisë, ku shtohen për të ruajtur aromën.