“Pasuria për mua janë ata”, djali ka një lutje për prindërit

Kastrioti është kthyer posaçërisht nga Italia, ku prej vitesh ka ndërtuar jetën e familjen, për të ardhur në “Ka Një Mesazh Për Ty” në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan. Ai është djali i madh i një familjeje me 6 fëmijë, 4 vëllezër e 2 motra. Kastrioti thotë se sot që është 46 vjeç, i ka shijuar shumë pak prindërit e tij.

Babai, Haxhiu punoi gjatë në qytete të tjera të vendit dhe e shihte familjen vetëm dy herë në vit. Kur bëri 11 vjeç, Kastrioti shkoi të jetonte me gjyshërit për t’i ndihmuar, ndërsa në moshën 15-vjeçare emigroi drejt Greqisë, 22 vjeç u martua e më pas shkoi në Itali.

Vëllezërit e motrat gjithashtu ndodhen jashtë, ndërsa në shtëpinë e tyre në Marikaj ndodhen 32 dhoma, një hapësirë gjigande ku jetojnë vetëm dy prindërit e Kastriotit. Kjo është arsyeja pse ai ka ardhur t’i kërkojë publikisht prindërve të tij të jetojnë me këdo prej fëmijëve që do të zgjedhin, por e rëndësishme është të mos jetojnë vetëm.

 

Ardit Gjebrea: Po mamin me babin përse i ke sjellë?

Kastriot: Mamin me babin i kam sjellë për të më premtuar përpara publikut, sepse sa herë iu themi ne, jo vetëm unë, edhe vëllezërit e tjerë, edhe motrat, hajdeni jetoni me ne se ngelët vetëm, nuk na duhen shtëpitë, nuk na duhet rrushi, nuk na duhet rakia se gjithmonë këto pretendime na nxjerr babi dhe mami, më shumë babi se mami edhe bindet që të vijë.

Ardit Gjebrea: Babi është ai që nuk lëviz.

Kastriot: Babi nuk lëviz. Për këtë arsye, dua që të më premtojnë përpara publikut…

Ardit Gjebrea: Që?

Kastriot: Që të vijnë të jetojnë me ne.

Ardit Gjebrea: T’i lënë të gjitha ato që kanë këtu? Apo t’i shesin?

Kastriot: Edhe t’i lënë, nuk është problem sepse pasuria për mua, derisa të jenë gjallë, janë ata, jo shtëpitë.

Share With:
Translate »
96 Views