Paul McCartney tashmë edhe shkrimtar, publikon librin e parë për fëmijë

Rrokeri 76-vjeçar Paul McCartney ka zbuluar pasionin e tij të dytë pas “The Beatles” që ka të bëjë me librat.

Kitaristi sapo ka publikuar librin e tij të parë për fëmijë që ka shumë figura ilustrative të cilat i ka punuar vetë ai. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Paul u shpreh se u frymëzua nga 8 nipërit dhe mbesat e tij të cilët e quajnë me humor “Grandude”.

Ky libër i cili pritej të publikohej në shtator të vitit të ardhshëm bën fjalë për një gjysh i cili ka fuqi magjike dhe i dërgon 4 nipërit dhe mbesat e tij në aventura të ndryshme argëtuese.

McCartney pret me padurim se si do të pritet ky libër nga publiku por veçanërisht nga familjarët e tij të cilët sapo e kanë shtënë në dorë.

Share With:
Translate »
603 Views