Pavarësisht se është vetëm 7 muajshe, vajza e Anjeza Shahinit ka filluar që tani të ushtrohet në muzikë
Vajza e Anjeza Shahinit rritet dita ditës dhe duket se këngëtarja dëshiron që ta drejtojë që tani në rrugën e muzikës. Pak kohë më parë këngëtarja tregoi se i këndon gjithmonë të voglës këngët më të bukura shqiptare, për ta mësuar që tani me kulturën dhe traditat e saj. Në këtë mënyrë Viktoria njihet jo vetëm me këngët shqiptare, por edhe me muzikën në tërësi. Ndërsa së fundmi Anjeza ka zbuluar se e vogla e saj ka nisur të ushtrohet akoma më shumë në këtë fushë, duke i rënë pianos. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën shihet se si Viktoria i bie pianos sipas dëshirës së saj.
Pavarësisht se e vogla nuk mbështetet në një bazë muzikore, duket se ajo ka nisur që tani të mësohet me tastat e pianos dhe muzikën e bukur që ato prodhojnë. Tashmë Viktoria është ende shumë e vogël për kuptuar rëndësinë e muzikës, por duke qenë se ka nisur të ushtrohet që tani me siguri pas disa vitesh do të jetë një trashëgimtare e denjë e nënës së saj. Kujtojmë se vajza e Anjeza Shahinit erdhi në jetë në 8 mars, duke e bërë akoma dhe më të bukur ditën e grave për artisten shqiptare.