Pediatria tregon se si t’i rrisni fëmijë të pavarur

Mjekja pediatër, Lira Gjika, ka ofruar disa këshilla për prindërit që po rrisin fëmijët e tyre dhe, si dëshirë primare, kanë rritjen e fëmijëve në një frymë të pavarësisë.

Por, për të qenë një fëmijë i pavarur, sipas mjekes pediatër, i rrituri duhet ta motivojë të voglin të ngrihet me fjalë, dhe, kështu, do jetë në gjendje ta eliminojë edhe ankthin e frikës së dështimit.

Ndiqeni postimin e plotë të saj:

“Kur fëmija rrëzohet, prindër mos nxitoni ta ngrini, por inkurajojeni, që ai të ngrihet vetë. Ashtu siç u rrëzua, ashtu, duhet të ngrihet po vetë. Kjo eksperiencë, do të marrë vlera pozitive, ose negative falë reagimit të të rriturit. Nëse i rrituri qëndron i qetë, e ngushëllon e fëmijën me zë të ëmbël dhe e nxit të ngrihet, do të ulë shkallën e ankthit që e ka pushtuar fëmijën dhe do e ndihmojë ta memorizojë për tu bërë më i vëmëndshëm dhe më i kujdesshëm Ndihmojeni, ta jetojë këtë eksperiencë pozitivisht dhe jo ta trëmbni me nderhyrjen tuaj gjithë frikë e alarm. Është detyra e të rriturit të ndihmojë dhe nxisë fëmijën, të mësojë të ngrihet vetë. Këto eksperienca, janë hapat e para të edukimit ose jo, fuqizimit të aftësisë për të parandaluar dhe parashikuar një veprim demtues deri te një vendim jo të drejtë në të ardhmen.

Nga Lira Gjika”

Share With:
Translate »
855 Views