Pema e Krishtlindjes së Stormit është gjigante këtë vit dhe askush s’mund ta konkurrojë

Kylie Jenner po e kthen shtëpinë e saj në një mrekulli të vërtetë këtë dhjetor.

22-vjeçarja tregoi të mërkurën pemën e saj gjigante të Krishtlindjes për ndjekësit në Instagram.

Pema gjigante kishte një gjatësi marramendëse që arrinte deri në fund të katit të dytë të shtëpisë së saj.

Pema ishte e mbuluar me dëborë false, së bashku me disa zbukurime të thjeshta në ngjyrë të bardhë.

Kylie-t i duhej një ekip prej të paktën pesë personash për të instaluar dhe dekoruar pemën.

Ajo nuk bënte asgjë veç filmimit, ndërsa publikoi pamjet në Instagramin e saj ku shkruante: “Dita e pemës”.

Ylli i reality show-t publikoi gjithashtu një foto mjaft të adhurueshme të vajzës Stormi, e cila ishte mbuluar pjesërisht me topa rozë dhe e veshur me “Fendi”.

Share With:
Translate »
527 Views