Pema me dy yje e Eni Vasilit

Marrë nga Living

Si çdo fundvit, atmosfera festive ndihet sapo hapet dera e shtëpisë së gazetares së mirënjohur, Eni Vasili, e cila na fton brenda për të realizuar shërbimin fotografik të festave, me dy vogëlushet e saj, Sofi dhe Nikol. Gjithçka është në vendin e vet, derisa vijnë ato të dyja . Takohemi pas dy vjetësh dhe gjithçka ka ndryshuar, përveç Enit, që e gjej më në formë se kurrë. Vogëlushet Sofi dhe Nikol kam pasur fatin t’i takoja shumë të vogla, vetëm pesëmuajshe, atëherë kur gugatjet e tyre mbushnin shtëpinë dhe “Living” solli eksluzivisht kopertinën e parë me to, në dhjetor 2021.

Pema me dy yje e Eni Vasilit

Pema me dy yje e Eni Vasilit

Vogëlushet sot janë rritur, nuk janë më ato bebet e qeta, që arrije t’i komandoje me një të mbajtur në krah ose t’i hutoje me ndonjë lodër. Sot janë një “uragan” i vërtetë. Mes dëshirës për të eksploruar çdo gjë të mundshme, Sofi dhe Nikol janë të papërmbajtshme. Është mosha kur energjia dhe përkushtimi i Enit është në maksimum e megjithatë këtu qëndron edhe bukuria e një shtëpie plot zhurmë, me dy princesha të vogla, që duket sikur thyejnë magjinë e festave.

Pema me dy yje e Eni Vasilit

Edhe pse binjake, ato janë shumë të ndryshme, jo vetëm në pamje, por edhe në karakter. Lozonjare, çapkëne e të veshura festive me fustanet e kuqe dhe flokët e artë, Sofi dhe Nikol janë kartolina më e bukur e këtij fundviti. Përzgjedhja e fotove është paksa e vështirë, sepse ato ishin tërë kohën në lëvizje, kërkonin të preknin çdo gjë në pemë e të shijonin atmosferën në shtëpi, sipas mënyrës së tyre. Realizuam fotografi si dy vjet më parë, në të njëjtin pozicion e me të njëjtën veshje të Enit, me shpresën që kur të trokasim sërish në derë, Sofi dhe Nikol të dinë të pozojnë vetë.

Pema me dy yje e Eni Vasilit

Për Enin, të bijat janë dy mrekulli të vogla të cilat i kanë dhuruar forcën dhe gjallërinë, që vazhdojnë ta mbushin shpirtërisht si grua dhe nënë e mbi të gjitha për profesionin dhe përpjekjen e vazhdueshme për një gazetari të pastër.

Pema me dy yje e Eni Vasilit

Share With:
Translate »
128 Views