Penelope Cruz nuk i lejon fëmijët të përdorin rrjete sociale dhe ka një arsye të fortë për këtë

Penelope Cruz ka treguar se nuk i përdor shumë mediat sociale dhe, të paktën tani për tani, ajo nuk dëshiron që fëmijët e saj të bëjnë të njëjtën gjë.

Aktorja 47-vjeçare foli për raportin e saj me mediat sociale gjatë një interviste në emisionin e njohur “CBS Sunday Morning”.

“Kam një marrëdhënie të çuditshme me rrjetet sociale dhe i përdor shumë pak me shumë kujdes. Është diçka që nuk ka kuptim dhe po prek veçanërisht brezat e rinj”, ka treguar aktorja

“Ndihem shumë keq për ata që janë adoleshentë tani. Është pothuajse sikur bota po bënte një lloj eksperimenti mbi ta. “Oh, le të shohim se çfarë ndodh nëse ekspozoni një 12-vjeçar ndaj kaq shumë teknologjisë”, u shpreh ylli spanjoll.

“Një 12-vjeçar që përfshihet në mediat sociale, në çdo formë të mediave sociale, nuk ka mbrojtje, për ta dhe për trurin e tyre që është ende në zhvillim, dhe se si kjo ndikon në mënyrën se si ata shohin veten e tyre, gjithçka që lidhet me bullizmin. Shumë gjëra që nuk janë fëmijëria që kemi pasur”, tha fituesja e çmimit “Oscar”.

Penelope Cruz ka dy fëmijë, Leo 10-vjeçare dhe Lena 8-vjeçare, me bashkëshortin e saj prej më shumë se një dekade, Javier Bardem. Asnjërit prej tyre nuk i lejohet asnjë llogari në media sociale.

Meet Luna Encinas Cruz - Photos Of Penélope Cruz's Daughter With Husband  Javier Bardem | eCelebrityMirror

Share With:
Translate »
831 Views