Pengesa po që hasin shqiptarët që kërkojnë bashkim familjar në Gjermani dhe një dritë jeshile
Testi i gjuhës gjermane është kusht për bashkimin familjar, por shumë qytetarë nga vende të ndryshme të botës e kanë të pamundur ta japin për shkak se nuk u ofrohet kjo mundësi nga pandemia.
Siç njofton Zyra Federale e Jashtme Gjermane, në 18 vende të botës nuk janë duke ofruar teste të gjuhës gjermane, ku përfshihet mes tyre edhe Shqipëria (Egjipti, Libani dhe Meksika).
Revista gjermane “Spiegel” shkruan, se bashkëshortët nga këto vende të botës nuk mund të shkojnë tek partneri/ja e tyre në Gjermani, për shkak se nuk mund të marrin këtë test.
Personave të prekur nuk i janë ofruar alternativa të tjera.
Sipas “Spiegel”, institutet Goethe janë duke u përpjekur aktualisht për ofrimin e provimeve online të gjuhës. Kjo media citon ministrin e shtetit, Niels Annen (SPD) me deklaratën se në këtë drejtim plotësohen standartet në sigurinë kundër fallsifikimeve apo mbrojtjes së të dhënave.
Deputetja e majtë Akbulut kritikoi ashpër qeverinë gjermane, ndërsa tha:

“E drejta e njeriut për familjen duhet të vlejë pa kufizim edhe në kohë pandemie. Është e paarsyeshme që të kërkohet nga bashkëshortët të sigurojnë dëshmi të aftësisë gjuhësore, të cilat ata as nuk mund t’i paraqesin. Si mund të kalosh një test i cili as nuk ekziston?”.
Gjatë muajve të verës, qytetarët shqiptarë që kërkonin të bënin testin e gjuhës hasnin me problemin për shkak të datave të zëna për disa muaj.