Pengu i çiftit: Babai i Doris humbi jetën pa njohur Albin pasi nuk e miratonte lidhjen e tyre

Albi Nako dhe partnerja e tij, Dori, do të kurorëzojnë dashurinë e tyre 6-vjeçare.

Albi, me një ide romantike propozimi në emisionin S’e Luan Topi, i ulur në gjunjë, me një sfond me trëndafila ku shkruhej “Marry Me”, ka surprizuar Dorin!

Albi dhe Dori, e kanë mbajtur private marrëdhënien e tyre për një kohë të gjatë, por vendosën ta bëjnë publike gjatë eksperiencës së Albit shtëpinë e “BBVA 3”.

Dori dhe Albi nuk janë vetëm partnerë në jetë, por edhe në skenë, pasi të dy punojnë së bashku në akademinë e kërcimit që Albi drejton, por edhe në projektet e tjera që koreografi merr përsipër.

Dori është një emër i njohur që rrethin e balerinëve, duke u bërë e famshme edhe për këtë histori.

Në rrjetet sociale të të dyve, mungojnë postimet si çift, por shihet në çdo detaj bashkëpunimi i ngushtë që dyshja ka në karrierat e tyre.

Doris ka shpërthyer në lotë një moment kur ka treguar se babai i saj ndërroi jetë, pa e takuar Albin sepse nuk e miratonte lidhjen e tyre dhe nuk ishte dakord që Doris të bëhej balerinë për shkak të mentaliteti.

Share With:
Translate »
74 Views