Për ata që do bëjnë “zoom”, Iva Tiço tregon me humor nëse është shtatzënë

Të gjithë i kemi parasysh kuriozët e Instagramit që me një “zoom” dalin në përfundime për martesa, shtatzëni e të tjera si këto. Këtë herë, ka qenë Iva Tiço e cila i ka paraprirë ndjekësve për aludimet që mund të kishin.

Ajo ka postuar një foto të gatimit të ditës nga rehatia e kuzhinës dhe është siguruar të sqarojë se nuk është shtatzënë, por fajin e ka tjetër gjë:

“Për ata që do bëjnë “zoom” te pjesa e belit, mos u mundoni fare. Bel tamam tamam nuk kam pasur ndonjëherë,por këtë muaj kam bërë shumë pak palestër, kam ngrënë shumë djathë për të shoqëruar verën (se s’pihet me barkun bosh) dhe këto pantallonat kanë një dreq fongoje që më tregon me bark. Ja kaq!”

Kështu teksa prisni me padurim recetën e Ivës, kaloni me humor dhe pyetje të papërshtatshme që nuk duhet t’i bëni bazuar në foto Instagrami.

Share With:
Translate »
458 Views