Për çdo gjë që di sot, Sara Hoxha i detyrohet këtij djali
Shumë shpejt Sara Hoxha dhe Ledion Liço do të bëhen prindër të fëmijës së tyre të tretë, gjininë e të cilës e zbuluan në një video dhe pritet të jetë vajzë.
Sakaq Sara po shijon pushimet me dy djemtë e saj.
Hoxha ka publikuar së fundmi një foto të Roman, djalit të saj të madh duke theksuar se ai i ka mësuar gjithçka.
“I pari që më mësoi çdo gjë që di”, ka shkruar Sara krah fotos së të birit duke shijuar pamjen në pushime.
Kujtojmë se viti e kaluar e riktheu Sarën në televizion aty ku si producente së bashku me Lorin sollën një format tejet të suksesshëm si “Big Brother Vip”.